Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Dua Lipa, e ka publikuar videon me titra të këngës më të re “Future Nostalgia”.
Kjo video është publikuar në kanalin zyrtar të artistes në YouTube.
Artistja është shprehur tejet e lumtur pas publikimit të kësaj video, si dhe ka treguar që për tri ditë rresht do të xhirojë klipin e këngës së re që do të lansohet më 2020.
“Video me titra e këngës Future Nostalgia ka dalë tashmë. E lumtur që po e publikojë këtë për të festuar publikimin e datave të turneut muzikor. Tani më falni për pak sepse do të shkojë të xhirojë tri ditë radhazi për këngën e re që do të publikohet në 2020”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram.
“Future Nostalgia” do ta mbajë emrin edhe albumi i ri i artistes që pritet të publikohet së shpejti./Sinjali
57 vota për, 48 kundër – s’miratohet shmangia e afateve proc...
Haxhiu: Kur gratë përfshihen, shoqëria përparon
Murati: Opozita mund t’i parandalojë zgjedhjet nëse propozon...
Tahiri: Seanca e 27 prillit të mbahet pasdite, shkak homazhe...
Nagavci kërkon nga PDK dhe LDK propozimin e tre kandidatëve ...
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgj...