Këtë vit futbolli po flet shqip.
Kjo ngase, janë tre vajza shqiptare të cilat në një formë apo tjetrën po marrin pjesë në ceremonitë kryesore të ndeshjeve futbollistike.
Era Istrefi do të këndojë himnin e Kampionatit Botëror bashkë me Ëill Smithin dhe Nicky Jamin, ndërsa Rita Ora iu bashkua UEFA-s për të promovuar futbollin e femrave në botë. Krahas tyre, është edhe Dua Lipa e cila do të këndojë në ceremoninë hapëse të “Champions League”, e cila mbahet të shtunën.
Dua tashmë po bën përgatitjet përfundimtare rreth performancës në këtë ngjarje, kurse sot ka mbajtur koncerencë për shtyp pikërisht në stadiumin ku do të këndojë të shtunën, para ndeshjes Real Madrid-Liverpool. E veshur me një fustan të kuq, këngëtarja dukej mahnitëse derisa ndau me ndjekësit disa imazhe në rrjetet sociale.

Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...