Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, i është bashkëngjitur peticionit të kosovarëve për kompaninë Apple.
Kjo vjen për shkak të hartës së të tyre, në të cilën shteti i Kosovës nuk gjendet askund, përfshirë edhe Palestinën.
Një gjë të tillë ajo e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ajo u kërkoi llogari atyre.

“Apple ne jepni përgjigje!!! Vendoseni Kosovën në hartë, vendoseni Palestinën në hartë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.
Fillimisht një imazh të tillë e kishte publikuar një faqe në Instagram, Balkanism, të cilën e kishte huazuar Dua.
“Kosova është më shumë se sa një grumbull i numrave. Ekziston dhe duhet të respektohet. Apple duket të kesh shumë përgjigje për Kosovën dhe Palestinën”, kishte qenë postimi i tyre. /telegrafi
Qeveria e Kosovës miraton disa vendime të rëndësishme në mbl...
Komisioni për Ekonomi rekomandon miratimin e marrëveshjes sh...
Gnabry humb Kupën e Botës pas lëndimit që pësoi
Erdogan bisedë telefonike me homologun gjerman: Konfliktet n...
Haxhiu: Bordi i Paqes më 27 prill në Kuvend
Media suedeze për Naim Murselin: Suedezi u dënua për jetë si...