Reperin i njohur Drake ka një kohë të gjatë që nuk ka sjell projekte të reja.
Por, së fundi ai ka paralajmëruar që do të rikthehet me dy këngë të reja.
‘Diplomatic Immunity’ dhe ‘God’s Plan’ quhen dy këngët e reperit, reagimet për të cilat kanë pushtuar rrjetet sociale, shkruan arbresh.info.
Ajo që ka ngjallur më së shumti dyshime që mund të jetë dedikim është ‘God’s Plan’, ku thuhet se Drake flet për lidhjen me Rihannën.
Në një pjesë të tekstit të kësaj këngë thuhet “Ajo më thotë: A më do? Unë i them: “Pjesërisht! Unë e dua mamanë dhe shtratin tim më shumë, më vjen keq”.
Këtë tekst Drake e ka përcjellë edhe në postimin e fundit në Instagram, ku postuar një foto me nënë e tij dhe një shtrat.
Kjo pjesë e këngës thuhet së është dedikim për bukuroshen nga Barbados, e cila tashmë ka filluar një lidhje të re dhe historia me Drake, duket ta ketë lënë në të kaluarën./Arbresh.info/

Vdes pacientja nga Qendra Integruese Rehabilituese në Shtime...
Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare
FFK sonte shpall më të mirët e vitit 2025
Fundi i një tradite 400-vjeçare, Danimarka dorëzon me 30 dhj...
Arrihet marrëveshja mes palëve, Milani do të marrë në huazim...
Australia rishikon shërbimet e inteligjencës pas sulmit terr...