“In my feelings” u bë hit ndërkombëtar edhe pse ishte sjell pa ndonjë video.
Në fakt, në saje të sfidës “Kiki Challegne” këngëtari amerikane, Drake u detyrua që t’i realizojë edhe video këngës.
Këngëtari kanadez ka publikuar tashmë klipin e këngës, i cili ngjan një film të shkurtër pasi që zgjatë tetë minuta.
Sigurisht se pjesë e saj janë edhe disa personalitete dhe njerëz të sferave të ndryshme që kanë kërcyer në ritmet e kësaj kënge.
Një prej tyre dhe më të njohurat në botë është edhe Dua Lipa, e cila publikoi ditë më parë një video në llogarinë personale në Instagram teksa vallëzonte nën ritmet e këngës së reperit.
Videoja e 22-vjeçares shqiptare u bë pjesë e klipit të Drakes dhe mund ta shohim në 7:38 minutë.
Si mendoni lexues, nuk do të ishte keq edhe një bashkëpunim mes tyre. /Telegrafi
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit