Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump zgjodhi rrjetin social Twitter për të komentuar mbi mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “Oscars 2018”.
Pas transmetimit të edicionit të 90-të të Akademisë, të dielën, më 4 mars, Los Angeles Times njoftoi se shikueshmëria ka rënë në një nivel të ulët dhe presidenti 71-vjeçar nuk mund të rezistojë pa komentuar mbi këtë çështje.
Momente nga shpallja e filmit fitues në “Oscars 2018” (Foto: Getty Images)
“Oscarët më të dobët, vlerësuar në historikun e Akademisë”, shkroi Trump, shkruan US Magazine, transmeton Telegrafi.
“Problemi është, se ne nuk kemi më yje – përveç presidentit tuaj (thjesht shaka, natyrisht)!”
Manjati i pasurive të paluajtshme shpesh përdor mediat sociale që të ndajë mendimet e tij – si për ngjarjet botërore, ashtu edhe për të famshmit e Hollywoodit – kështu që kjo nuk vjen si befasi për ndjekësit e tij. /Telegrafi/
Zjarri në një ndërtesë në Prishtinë, një person pranon tretm...
Tentoi t’i ikë policisë me qerre, kapet me 21 dele të kontra...
Presidenti Begaj vazhdon vizitën në Kosovë
Vdes një person në Pejë, ra nga një lartësi prej 3 metrash d...
Të shtëna në Kentucky State University: Vritet studenti, i d...
Fustani e “tradhton” aktoren e njohur, kjo gjë nuk pritej në...