Brooklyn Beckham, djali i David Beckham i cili është martuar këtë fundjavë me Nicola Peltz ka zbuluar emrin e tij të ri të në Instagram për të pasqyruar përditësimin e mbiemrit të tij.
Të dy u martuan në një ceremoni luksoze në një pronë buzë oqeanit në Palm Beach, Florida, që i përket babait miliarder të Nicola-s, Nelson Peltz. Brooklyn, i cili është djali i madh i David dhe Victoria Beckham, u martua me aktoren dhe modele Nicola të shtunën (9 prill).
23-vjeçari Brooklyn ka vendosur të marrë edhe mbiemrin e gruas së tij të re për t’ia shtuar mbiemrit të tij.
Në llogarinë e tij në Instagram, Brooklyn ka mbiemrin Peltz dhe Beckham. Gjesti i ëmbël vjen pasi Brooklyn i ka kushtuar një numër të madh tatuazhesh Nicolas, me të cilën filloi të takohej në vitin 2019.
Përveç një tatuazhi të syve të 27-vjeçares në qafë, Brooklyn ka edhe një letër të shkruar me dorë.

Florentino Perez po përballet me një fushatë gjithnjë e më t...
Hamza: Programi ynë ka në fokus fuqizimin real të grave, më ...
Kosova U21 nis përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të qersh...
Aktakuzë me propozim për gjykim në mungesë ndaj pesë pjesëta...
Dita e dytë e protestës në Tiranë për Zvërnecin, mijëra qyte...
Vendimi i Iranit për të ndërprerë negociatat me SHBA, tregje...