Këngëtarja Leonora Jakupi ka treguar disa herë në intervista detaje për familjen e saj.
Shpesh me lot në sy, Leonora tregonte se si babai i saj kishte ndërruar jetë gjatë luftës në Kosovës, dhe se mungesa e tij e pikëllon pa masë.
Festa e Bajramit është dita kur ajo nuk heziton të vizitojë varrin e babait të ndjerë, siç rëndom është edhe një ritual i myslimanëve në fillim ditën e kësaj feste, shkruan telegrafi
Sot (e premte) ajo ka publikuar disa imazhe në InstaStory, përmes së cilave ka treguar se sa e emocionuar ka vizituar sot me nënën dhe mbesën e saj varrin e babait të rënë dëshmor.
“Në kujtim të babait për Bajram” (sic.), ka shkruar Leonora në mbishkrimin e njërës prej fotografive.


Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...