Fituesja e Oscar, Jennifer Lawrence, ishte vetëm njëra nga shumë figura publike që u bën shënjestër e një grup hakerësh të cilët publikuan foto private të tyre.
Një person i cili hakoi në më shumë se 200 llogari iCloud të yjeve të Hollywoodit, duke përfshirë edhe Jennifer Lawrence, është dënuar me tetë muaj burg.
George Garofanos iu shqiptua dënimi në Bridgeport, Connecticut, ku gjithashtu iu shqiptua se do të jetë në mbikqyrje për tre vite dhe do të bënte 60 orë shërbim komuniteti.
Garofani ishte njëri nga katër personat e arrestuar për skandalin e hakimit më 2014, që rezultoi me publikimin e imazheve private të Lawrence, Kisten Dunst, Kate Upton dhe të tjerëve.
Në kohën kur u publikuan fotot, Lawrence i tha revistës Vanity Fair se besonte se kishte qenë viktimë e një “krimi seksual”.
Vetëm për shkak se jam një figurë publike, vetëm për shkak se jam aktore, nuk do të thotë që e kam kërkuar këtë”, tha ylli i Hunger Games./arbresh.info/
Nafta sërish mbi 100 dollarë pas bllokadës së porteve irania...
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar