Çagatay Ulusoy është një nga aktorët më të pëlqyer jo vetëm në Turqi, por edhe në Shqipëri ku mori famë pas rolit të tij si “Sarp” në serialin “I infiltruari”.
Së fundmi skandalet e kanë shoqëruar aktorin pasi u kap me drogë, por edhe jeta private e 27-vjeçarit nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së mediave.
Çagatay është i lidhur me aktoren Duygu Sarisin. Ata janë njohur gjatë xhirimeve të serialit “I infiltruari” ku ajo luante rolin e komisares Sema.
Çifti disa kohë më parë pati një zënkë dhe u ndanë, por tani janë rikthyer përsëri bashkë.
Megjithatë zënkat kanë nisur sërish pasi së fundmi Çagatay dhe Duygu kanë qenë në një festë dhe aktori nuk i ka kushtuar aspak vëmendje të dashurës duke e shpërfillur.
Mediat turke shkruajnë se Duygu ka shpërthyer në kriza xhelozie dhe çifti janë larguar nga festa shumë herët.xing.al
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A