Lot dhe emocione në spektaklin e kësaj të marte, ndërsa pas rrëfimit rrëqethës, Gjesti ka përlotur në takimin surprizë të kryer me prindërit e tij.
I përmalluar pas muajve në izolim nga një spektakël i Big Brother VIP në tjetrin, artisti ka përqafuar në lot të ëmën dhe babain e tij duke thënë se pa ta dhe mirëqënien e tyre, nuk ka asgjë.
I penduar për shqetësimet që ju solli prindërve që nga fëmijëria derisa u formalizua në tregun shqiptar si artist, Gjesti u ka kërkuar atyre falje për çdo hidhërim apo lot që iu ka vënë në sy.
Ndërkohë, prindërit e Gjestit kanë folur sot në “BBV Fan Club”. Lidhur me përplasjen e fortë me Jozin, u shprehën se u prekën nga ajo situatë.
“Na ka prekur situata me Jozin se ne e dimë që Kosova dhe Shqipëria jemi një, nëse ai e keqpërdor një nënë shqiptare, keqpërdor dhe veten se ne jemi një gjak.”, tha babai i Gjestit.
Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërti...
Putin bisedë telefonike me Pezeshkian, ofron ndërmjetësim pë...
Pakistani do të vazhdojë të ndërmjetësojë bisedimet e paqes ...
Sinner e mposht Alcarazin në Monte Carlo dhe ia rrëmben vend...
Haxhiu uron besimtarët ortodoksë: Kremta e Pashkëve na rikuj...
Ballkanit i ikën fitorja nga duart, Gjilani merr një pikë në...