Prince Harry përmes një interviste ka deklaruar se gruaja e tij e ardhshme, Meghan Markle, ka gjetur tashmë “familjen që nuk e pasur ndonjëherë”.
Pas kësaj deklarate ka reaguar motra e saj, Samantha, e cila ka theksuar se “familja e Meghan gjithmonë i ka qëndruar asaj pranë”, por deklarata ka nxitur reagimin edhe të vëllaut të aktores, shkruan “Mirror”, transmeton portali arbresh.info

“Babai jonë do të ndjehet shumë i lënduar nga pretendimet e Prince Harry në lidhje me familjen”, tha vëllau i saj.
Thomas Markle Jr tha se aktorja e ish Suits është familje e ngushtë dhe se gjithnjë festat ata i kanë festuar bashkë.
51-vjeçari, nga Oregoni, i bëri këto komente pasi Prince Harry tha për BBC Radio 4 se Krishtlindjet me nusen e tij ishin “fantastike”.
Princi ende nuk është takuar me babain e Meghan Markle, i cili jeton në Meksikë./arbresh.info/
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...
Vushtrria e pandalshme, Dinamo shfrytëzon gabimet e rivalëve...
Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari
Ballkani merr kryesimin pas fitores në derbi – Rezultatet dh...