Një katërshe fantastike Robert De Niro, Al Pacino, Adam Driver dhe Jared Leto shumë shpejt do të interpretojnë në filmin e quajtur “Gucci”.
Drama që do të vijë në regjinë e Ridley Scott, është bazuar në ngjarjen e vërtetë të vrasjes së ish-drejtorit të shtëpisë së famshme të modës, Maurizio Gucci, ngjarje kjo e cila ka ndodhur në vitin 1995.
Jo vetëm kaq, por ylli i muzikës pop Lady Gaga e cila tashmë është përfshirë gjithnjë e më shumë në kinematografi, do të luajë rolin e Patrizia Reggianit, ish-gruaja e Guccit.
Patrizia ishte dënuar për shkak se mendohet se ka qenë ajo që ka organizuar vrasjen e Maurizio, pasi ky i fundit e kishte tradhëtuar.
Në mesin e tyre janë edhe aktori i filmit “American Hustle”, Jack Huston dhe këngëtarja Reeve Carney.
Skenari është shkruar nga Roberto Bentivegna dhe bazohet në librin e autores Sara Gay Forden, “Shtëpia e Gucci, një histori vrasje, çmendurie dhe lakmie”.
Regjisori 82-vjeçar, Ridley Scott, planifikon ta fillojë punën rreth realizimit të filmit menjëherë duke parë edhe situatën nga Covid-19. “Gucci” pritet të dalë në kinema në 24 Nëntor të vitit 2021./klantv/
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë
Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...
18 vjet nga ngritja e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë
“Mos ik, deputet!” – Përplasen Kollçaku dhe Zemaj në komisio...