Aktori Donald Veshaj dhe balerini, Ilir Shaqiri janë futur në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP Albania gjatë mbrëmjes së sotme (e mërkurë).
Protagonistët e edicionit të parë të BBVA kanë hyrë për të darkuar me katër finalistët Luizin, Efin, Deamishel dhe Krisitin.
Dyshja u mirëpritet nga banorët e mbetur ndërsa nuk munguan shakat me njëri-tjetrin.

Hyrjen e sotme Donaldi dhe Iliri e kishin paralajmëruar edhe në rrjetet e tyre përkatëse në Instagram.
Theksojmë se Iliri dhe Donaldi u konsideruan rivalët kryesor gjatë rrugëtimi të tyre në BBVA, madje ata nuk komunikuan për një kohë të gjatë me njëri-tjetrin pas daljes nga shtëpia.

Por, tashmë të dy kanë arritur të zgjidhin mosmarrëveshjet dhe janë parë bashkë në disa dalje publike.
Ndërkohë, kujtojmë që kanë mbetur edhe tri ditë deri tek finalja e madhe e së shtunës së 6 majit teksa janë paralajmëruar edhe shumë befasi.
Në finale tashmë është konfirmuar një martesë zyrtare mes çiftit Luizi dhe Kiara.


“Miri shkon te dyqani i Stelinës dhe iu blen lule dash...
Reduktime të rrymës sot dhe nesër, njoftim me rëndësi nga KO...
Rinumërimi i votave mund të zgjasë deri në dy javë
Intervistohen tetë prokurorët që aplikuan për avancim në Pro...
“Kam prime në BBVA”, Monika Kryemadhi thotë se ë...
Urbanizimi i pakontrolluar, shkaku kryesor i vërshimeve të f...