PDK-ja refuzon rikthimin e Fatmir Limajt në parti

17:54 | 11 Maj 2026
E.H

Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar kthimin e Fatmir Limajt dhe garimin në listën e kësaj partie për zgjedhjet e 7 qershorit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pas mbledhjes së kryesisë së partisë.

“Kësaj radhe z.Limaj nuk do të jetë pjesë e listës”, tha Hamza në një konferencë për media.

“…e presim dhe e mirëpresim kontributin e z.Limajt dhe PDK’së do t’i jap PDK’së…z.Limaj në të ardhmen është i mirëpritur të jetë pjesë e PDK’së”, tha Hamza.

Shpërndaje në rrjete sociale