Modelja e njohur Danja Koka është eliminuar në gjysmëfinalen e spektaklit “Big Brother VIP Albania 4”, duke u bërë kështu banorja e parë që humb mundësinë për të shkuar në finalen e madhe.
Danja, e cila ishte një prej figurave më të komentuar të këtij edicioni për stilin e saj unik dhe qëndrimin e fortë, nuk arriti të marrë mbështetjen e mjaftueshme nga publiku për të kaluar në mesin e finalistëve.
Në këtë fazë të garës, vetëm dy nga gjashtë banorët që ishin në televotim do të kalojnë në finale për t’iu bashkuar tashmë finalistëve të shpallur më herët: Rozana Radi dhe Laert Vasili.
Pas largimit të Danjës, në garë për dy vendet e fundit finale mbeten: Jozi, Loredana, Gjesti, Egli, dhe Gerta.
Spektakli hyn në ditët e tij më vendimtare, ndërsa publiku tashmë ka në dorë fatin e pesë banorëve të mbetur, nga të cilët vetëm dy do të kenë shansin të kalojnë në natën finale të madhe që pritet me shumë interes.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...