Dafina dhe DJ Geek ndajnë imazhe të bukura bashkë

16:00 | 16 Shtator 2021

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, dhe DJ Geek, janë një prej çifteve më të diskutuar të estradës.

Aktualisht ata janë të angazhuar me turneun veror të Dafinës me koncerte, e cila përveç mbrëmjeve muzikore, është mjaft aktive edhe me realizimin e këngëve të reja si dhe realizimin e albumit të ri “Dafinë Moj”, shkruan portali arbresh.info

Dafina së fundi ka publikuar imazhe me Dj Geek ku po duken tejet bukur, të ulur në një motor artistja mori gjithë vëmendjen me linjat trupore.

Kujtojmë se, Dafina ka kohë që ka paralajmëruar albumin e ri “Dafinë moj” që pritet të publikohet së shpejti.

Artistja së fundmi është nominuar për një çmim në një kompeticion të organizuar nga Qeveria Suedeze, përkatësisht nga Ministrja e Tregtisë së Jashtme dhe e Çështjeve Nordike, Anna Hallberg. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara