Cristiano Ronaldo është vendosur në një vilë luksoze me pamje nga Oqeani Atlantik në ishullin e tij në vendlindjen Madeira, vilë e kompletuar me pishinën e vendosur në katin më të epërm.
E dashura e Ronaldos, Georgina Rodriguez ka ofruar një vështrim të vilës mahnitëse, ku ata janë duke kaluar kohën pas përhapjes së pandeminë, shkruan portali arbresh.info
Portugezi së bashku me familjen e tij u zhvendosën në ishull në orët e para të mëngjesit të së hënës, pasi bashkëlojtari i Ronaldos, Daniele Rugani, rezultoi pozitiv në testin e koronavirusit ditë më parë.
Bukuroshja Rodriguez, sot mori rolin e ‘frizeres’ së partnerit të saj, ku në kushtet shtëpie po kujdeset për flokët e burrit të saj.
Këtë e ka bërë të ditur Ronaldo teksa publikoi në rrjetin social Instagram një video, duke treguar momentin kur Georginaia ia rruan flokët atij.
“Qëndroni në shtëpi dhe bëjeni me stil”, shkroi Ronaldo në mbishkrimin e videos.
Pavarësisht se ka mbetur në vendlindje, Ronaldo është në kontakt të përditshëm me stafin mjekësor të Juventusit dhe po stërvitet në palestrën e tij personale. /arbresh.info/
Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hi...
Liderët e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit R...
Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ...
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4
Presidenti gjerman uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
“Kontributi i çlirimtarëve për liri është i çmuar” – Qeveria...