Çifti më i ri Kanye West dhe Irina Shayk, kthehen me avion privat në New York

12:31 | 10 Qershor 2021

Tashmë është konfirmuar se Kanye West dhe Irina Shayk janë në një lidhje dashurie.

Reperi i njohur vendosi që ditëlindjen e tij ta festoi bashkë me të dashurën e re modelen ne njohur ruse, shkruan portali arbresh.info

Dyshja udhëtuan në Francë për kaluar ca momente të bukura në një vilë luksoze.

Edhe pse u munduan ta mbajnë të fshehur, dyshja janë fotografuar nga paparacit. Kanye dhe Irina u panë në aeroportin e New Jersey-t duke dalë nga avion

privat.

Kujtojmë se, Kim Kardashian në fillim të këtij viti bëri kërkesë për divorc nga Kanye pas gjashtë vjet martese dhe katër fëmijëve së bashku.

Ndërkohë, Irina është beqarë që kur u nda nga Bradley Cooper në qershor të 2019. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara