Gjatë ditës së djeshme (e hënë), Cardi B festoi ditëlindjen e saj të 28-të.
Bukuroshja organizoi një festë të madhe në shoqërinë e miqve, në të cilën u pa edhe ish-bashkëshorti i saj, Offset, shkruan Daily Mail.
Por, duket se dyshja kanë vendosur që të vazhdojnë festën edhe në një klub tjetër në Atlanta, ku shkëmbenin edhe puthje.
Ata përndryshe u ndan në shtator të këtij viti, pasi Cardi B kishte deklaruar se polemikat mes tyre nuk kishin të ndalur.
Ka qenë për t’u shqetësuar fakti se në festë nuk mbante askush maskë mbrojtëse, që të mbroheshin nga pandemia coronavirus.

Cardi, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Marlenis Almanzar, kishte mahnitur me fustanin e kuq, që i theksonte linjat trupore.
Fansat e dyshes tashmë kanë filluar me aludime në rrjete sociale, se që të dy janë duke e menduar ribashkimin, një muaj pasi u ndan. /Telegrafi/
Komuna e Prishtinës shqipton 4 gjoba nga 500 euro për hedhje...
‘‘Problemet pas 100 eurove’’, Cakolli për vendimin e qeveris...
Olympiacos mposht Fenerbahçe, kalon në finale të EuroLeague
Zgjedhjet e 7 qershorit, mbi 15 mijë votues më shumë në list...
Zjarr në Vlorë, era e fortë përhap me shpejtësi flakët në ko...
Miftaraj: Kurti, politikan mesatar ballkanik – Gjatë qeveris...