Pas postimit për R. Kellyn në Instagram, Cara Delevingne ka humbur mijëra ndjekës në këtë rrjet social.
Ajo foli kundër këngëtarit që akuzohet për abuzim seksual me gra dhe vajza të mitura.
Dhe modelja zbuloi se më shumë se 50,000 fansa vendosën ta hiqnin nga Instagrami për shkak të deklaratës.
“Mbarova dokumentarin për R. Kellyn dhe jam aq e tronditur sa dhe e zemëruar. Mbështes të gjitha viktimat e abuzuar nga R. Kelly dhe familjet e tyre. Ky njeri është një grabitqar që ushqehet me pushtet dhe sipas mendimit tim është shumë më i keq sesa Harvey Weinstein, ndaj duhet të mbajë përgjegjësi. Nuk po përpiqem ti krahasoj, por Weinstein po hetohet ndërsa R. Kelly jo”, është shprehur modelja 26 vjeçare në Instagram.
“Ne duhet të fajësojmë veten tonë për këtë situatë. E dija për akuzat po refuzoja ta kuptoj rëndësinë e situatës dhe vazhdoj të dëgjoj këngët e tij”, shtoi Delevingne.
Ndërsa u rikthye me një postim të premten ku shkroi: “Kam humbur 50,000 ndjekës pas deklaratës për R. Kellyn. Çdo herë që them diçka reale, diçka që besoj me të vërtetë, diçka që të tjerët mund të mendojnë si të diskutueshme, diçka që i bën njerëzit të mendojnë, unë humbas ndjekës. Ndjekësit që humbas është e qartë se nuk ndajnë të njëjtin mendim me mua, por mbështesin idetë dhe veprimet e njerëzve që ecin prapa dhe jo përpara”./oranews
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...