Buckingham Palace, kundër Meghan Markle

00:55 | 15 Prill 2020

Nëse amerikanët ranë në dashuri me Meghan-in për faktin që si një njeri i famshëm u shndërrua në dukeshë brenda një periudhe të shkurt kohore, anëtarit e stafit në Buckingham Palace s’qenë dhe aq të lumtur.

Gazetarja e The Telegraph Camilla Tominey tha për The New Yorker se në fillim, ata e donin shumë Meghan-in sepse u dukej e mahnitshme dhe vlerësonin historinë e saj përsa i përket advokimit për çështjet e të drejtave të grave. Por Tominey, që ka mbuluar familjen mbretërore për më shumë se një dekadë, zbuloi se pasi Meghan u shfaq, ndjenjat pozitive ndryshuan shpejt.

Tominey u shpreh se stafi i Buckingham Palace ndryshoi mendim për shkak të ritmit të jetës me të cilin Meghan ishte mësuar si një personazh i famshëm. “Ajo vinte nga bota e të qenurit i famshëm, një botë më e shpejtë dhe shumë e kërkuar. Bota mbretërore është ndryshe – është e ngadaltë dhe jashtëzakonisht hierarkike.” Për më tepër, Meghan duket se nuk e kishte kuptuar si duhet “traditën e pashkruar” të mbretërisë. “Ekziston një hierarki e stafit që ka vite që punon në Buckingham Palace për t’i shërbyer mbretëreshës dhe vendit,” tha Tominey. “Për këtë arsye, kur Harry dhe Meghan bënin kërkesa, kishte disa biseda nën zë të anëtarëve, sidomos me dukeshën; biseda të tipit ‘Kush kujton se je’.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara