Bruce Willis është gati të shpëtojë botë – ose të paktën të reprizojë rolin e tij të filmit të vitit 1998, Armageddon.
65-vjeçar ka bërë një paraqitje pothuajse të panjohur në Instagramin e vajzës së tij Rumer Willis, transmeton portali arbresh.info.
Me një shami rreth gojës, xhup të portokalltë Bruce dukej tamam sikur 20 vjet më parë në filmin fantastiko-shkencor.

“Ai tha se kjo është veshja që do të shpëtojë botën”, shkruan Rumer bashkangjitur me foton.
Nuk deshi shumë kohë që fansat të vërshojnë me komentet e tyre.
Bruce aktualisht është në karantinë me ish-gruan, Demi Moore, dhe tre vajzat e tyre në shtëpinë e saj në Idaho (që mund të thotë se ai udhëton me atë kostum Armageddoni). Të dy janë divorcuar në vitin 2000, por kanë mbetur të afërt./arbresh.info/

Kuvendi thërret sonte seancë për zgjedhjen e presidentit, ka...
“Janë përdorur edhe mjetet e zërimit të palestrës për ...
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime