Pas katër javëve në izolim me ish bashkëshorten Demi Moore, Bruce Willis më në fund është bashkuar me gruan Emma Heming.
Aktorit iu bashkua gruaja në fermën e Moore në Idaho me dy fëmijët Mabel dhe Evelyn, transmeton portali arbresh.info.
Heming ndau një video në Instagramin e saj veten dhe Willis me buzëqeshje të mëdha në fytyrat e tyre dhe duke shijuar një udhëtim në pjesën e pasme të një kuatroçiklete.
Plani i familjes ishte që Willis, Heming dhe dy fëmijët e tyre të vegjël të izolohen me Demi Moore dhe fëmijët e saj me Willis, Rumer, 31 vjeç, Scout, 28 dhe Tallulah, 26 vjeç, në fermën në Idaho.
Plani i tyre hasi në pengesë kur vajza më e vogël e Willis Evelyn vendosi të luante me një gjilpërë hipodermike që gjeti në një shesh lojrash, Scout zbuloi gjatë një episodi të podcast-it të saj Dopey.
Scout shpjegoi se Evelyn “në të vërtetë u përpoq ta shtypte këpucën e saj me të dhe ia vuri këmbën … Njerka ime duhej të ishte në LA në pritje për të marrë rezultatet nga marrja e saj te mjeku.”
Willis vendosi të shkojë deri në Idaho para Heming dhe vajzave të tyre, pas së cilës udhëtimi u ndërlikua, kështu që iu desh Heming më shumë se sa ishte planifikuar për t’u bashkuar me Willis në fermë./arbresh.info/
ORCA nesër me aksion protestues “UP drejt kolapsit eti...
Rashiq: Unë dhe familja ime më të sigurtë jemi në Kosovë se ...
Real Madrid interesohet për sulmuesin meksikan të Feyenoordi...
Durrës: 34-vjeçarja nga Kameruni plagoset nga familjarët e s...
Nju Jork, hotelet mund të bëhen edhe më të shtrenjta
Papa Françesku: Nagorno-Karabaku po përjeton krizë humanitar...