Vannesa Bryant ka treguar arsyen e bllokimit të këtyre faqeve.
Vanessa dhe Natalia Bryant kanë nevojë për pak hapësirë për tu shëruar. Shkruan në një mesazh për fansat në Instagram Story të Shtunën, Vanessa sqaroi pse ajo dhe vajza e saj 17-vjeçare u është dashur të bllokojnë faqet e fansave në këtë platformë.
Siç shpjegoi gruaja e Kobe Bryant, ka qenë “shumë e vështirë” për të dhe Natalia që të shohin vazhdimisht imazhe të basketbollistit të ndjerë dhe 13-vjeçares Gianna, e cila vdiq së bashku me të dhe shtatë të tjerë në një përplasje me helikopter në 26 janar.
“Faleminderit për të gjithë dashurinë. Natalia dhe unë, fatkeqësish kemi bllokuar profilet, sepse ka qenë e vështirë të jemi në rrjete sociale dhe të shohim në mënyrë konstante fotografitë e më të dashurve tanë”, ka shkruar ajo.

Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...
Aksident mes veturës dhe trenit në Prishtinë, një person i l...
Kurti emëron Zef Morinën zëvendësministër të Infrastrukturës...