Me siguri të gjithë e kujtoni hitin e pavdekshëm të Bleros “Kthehu ti”.
Kjo këngë vazhdon të dëgjohet edhe sot nga fansat e këngëtarit, madje duket se ka shkuar edhe në vesh të huaj.
Një grup gjerman i quajtur Clo(rona)1444 duket se e ka dashuruar këtë hit, aq sa e ka marrë pa lejen e autorit.
Djemtë e grupit kanë publikuar në llogarinë e tyre në Instagram një “trailer” të klipit të tyre të ri, nga ku dëgjohet edhe një pjesë e këngës.
Blero ka treguar për media se askush nuk ka marrë leje për këtë këngë, ndërsa bën të ditur se i ka “kërcënuar” djemtë që brenda 24 orëve t’i japin të drejtat autoriale.
“Po është e vërtetë për plagjiaturën nga grup gjerman. Unë kam kontaktuar me ta dhe u kam dhënë afat vetëm 24 orë kohë për ta larguar këngën nga rrjetet sociale, pasi ata nuk e kanë në pronësi këngën. Të njëjtët as nuk kanë kërkuar të drejtat autoriale nga unë, apo blerjen e këngës. E kanë marrë pa pyetur dhe kjo gjë është e patolerushme”, ka treguar Blero./gazeta.mk/
Tragjedia në Malishevë, shkolla “Ibrahim Mazreku” shpall të ...
Kusari-Lila takoi përfaqësuesit e BE-së, në fokus agjenda e ...
Nesër seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen ...
Kica-Xhelili thotë se LDK-ja është në bisedime me Osmanin: J...
Abdixhiku për tragjedinë në Malishevë: Lutemi që familja të ...
Prindërve të 5-vjeçarit u zgjatet paraburgimi edhe për dy mu...