Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora shpesh ka dalë në mbështetje të njerëzve në nevojë, sidomos ndaj fëmijëve.
Rita së fundmi ka nisur një fushatë për të ngritur fondacione për UNICEF, shkruan arbresh.info
Ylli kosovar është shfaqur duke nënshkruar një portret për fansat e saj, teksa ajo do të mbledh fonde bamirëse për UNICEF.
“Nënshkruar nga ylli juaj i preferuar, fotografitë janë shkrepur për të mbledhur para për UNICEF, mund ta bleni një foto dhe të ndihmoni fëmijët në mbarë botën”, thuhet në njoftim.

Kjo paraqitje e saj vjen pak kohë pas një sërë koncertesh gjigante të këngëtares shqiptare në disa vende evropiane.
Mes të tjerash, ajo ishte edhe në Shqipëri ku mbrëmjen e 6 tetorit mbajti një koncerti gjigant para popullatës shqiptare në sheshin “Skënderbej”. /arbresh.info/
Vrasja në Paskuqan, Policia ofron shpërblim prej 10 mijë eur...
Hamza: Pres që të kemi pak më shumë deputetë, zgjedhjet ishi...
Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në SHBA
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur