Nisi në tetor, por spektakli Big Brother VIP është bërë ndër më të shikuarit dhe komentohet për secilën ngjarje, teksa banorët që janë pjesë e tij kanë fituar famë e vëmendje të madhe.
Ashtu siç ndodh çdo fundvit, statistika të ndryshme publikohen për të llogaritur suksesin e ndonjë personazhi publik apo show televiziv.
Dhe, sipas këtyre të dhënave, Big Brother VIP është termi më i kërkuar nga shqiptarët në Google për vitin 2021.
Në një postim në InstaStory, prezantuesja e këtij spektakli, Arbana Osmani i është gëzuar këtij lajmi, duke e ndarë me ndjekësit në Instagram.
“Big Brother VIP është termi më i kërkuar nga shqiptarët në Google për vitin 2021. Dhe të mendosh që nisëm në tetor”, ka shkruar Arbana në postim.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...