Kur kanë kaluar gati dy muaj nga lindja e binjakëve Rum dhe Sir, dy këngëtarët e njohur, Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay Z mesa duket kanë gjetur kohën që të dalin vetëm për vetëm në një darkë romantike.
Dyshja e famshme janë fotografuar teksa linin restorantin dorë për dorë, më të afërt se asnjëherë tjetër. Lindja e binjakëve, mesa duket ka lidhur edhe më shumë çiftin, edhe pse është përfolur se ata kohët e fundit nuk kanë pasur një raport të mirë.
Madje flitej se Beyonce ishte ndarë nga Jay Z pasi ai e kishte tradhtuar. Këto gjëra mesa duket kanë mbetur në të kaluarën, pasi çifti tani po shijon familjen e tyre të madhe…dhe një darkë romantike në LA.



Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Sllovaki – Kosov...
Ndeshja Poloni – Shqipëri, FSHF njofton se është hapur proce...
Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqje
Almir Kryeziu “Ylli i Javës” në Superligën e Kos...
J’von McCorrmick, MVP i javës në Superligën e Kosovës
Haxhiu takon Ambasadorin e Sllovenisë, flasin për shkëmbimin...