“Zemër Luana”, me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës, çdo javë ka një spektakël special dhe shumë të papritura. Pjesë e lojërave dhe ngacmimeve, veç të ftuarve, hera herës bëhen edhe kapitenët Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku.
Një nga lojërat e Besit ka qenë një përballje me telefon, me Monika Kryemadhin. Besi dhe Monika duhet të hapnin telefonin e tyre dhe të tregonin gjërat e kërkuara nga telefonat e tyre. Për Besin ka qëlluar ikona e “Gallery” dhe sfida për të ishte që duhet të tregonte foton e fundit të pa publikuar me Xhensilën.
Besi ka hapur telefonin dhe ka treguar një foto të realizuar në 2 Janar, me Xhensilën dhe vogëlushen e tyre, teksa e ka komentuar, duke thënë: “Kjo foto është realizuar një ditë para se babi të nisej për në punë. Sigurisht që ishte një portret mjaft i veçantë familjar”./tvklan.al
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...