Më 12 korrik të këtij viti Xhensila u bë nënë për herë të parë, pasi solli në jetë vogëlushen Ajka. Ajo vendosi që të shkëputej për pak kohë nga muzika. Por lajmëroi fansat e saj se kjo do të ishte e përkohshme.
Dhe ditën e sotme këngëtarja bëri njoftimin që prisnin më shumë fansat e saj, ajo i rikthehet koncerteve vetëm 3 muaj pasi u bë nënë. E tashmë ajo publikoi sërish një foto ku shfaqej krahë Besit përgjatë udhëtimit me avion. Ajo shfaqet duke pozuar me sy mbyllur dhe Besi i bën komentin epik.
“Ata sytë e enjtur që kanë 3 ditë që qajnë se do lesh vajzën vetem. Fshije komentin po deshe. Mke plas vesht.”, i shkruan ai me shaka si për të nënkuptuar se Xhensila pavarësisht se po largohet nuk ndihet e qetë se po e lë vajzën vetëm.

Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngus...
Nuk është më i paprekshëm, ylli i Real Madridit drejt largim...
Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim
Edhe mjekët e profesorët tani obligohen të deklarojnë pasuri...
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm
Izraeli mund të thërrasë 450 mijë rezervistë për një pushtim...