Ka disa javë që në rrjetet sociale qarkullon sfida virale “10 Years Challenge”, e cila sfidon personazhet në publikimin e fotografive të vjetra, të realizuara 10 vite më parë.
Një sfide të tillë i janë përgjigjur edhe shumë prej personazheve të famshëm shqiptarë.
Ndërkohë, humoristi i njohur Bes Kallaku ka vendosur që kësaj sfide t’i japë një kahje tjetër, duke bërë krahasimin e disa prej personazheve VIP shqiptarë, me personat që u ngjasojnë shumë atyre.
Kallaku ka publikuar në rrjetin social Instagram këto fotografi, që krahasojnë ngjashmëritë mes këtyre personazhe.
Ndër të famshmit që ai ua ka gjetur “sozitë” janë: Ledri Vula, Gold AG, Gena, Lorik Cana, Butrint Imeri etj.
Imazhet kanë bërë për të qeshur fansat e tij, kjo pasi disa prej tyre nuk ngjasonin edhe aq shumë, por thjesht krahasoheshin me figura eminente si Angela Merkel, David Villa etj.
Ndërkohë, ai nuk është parë që një gjë të tillë ta bëjë me figurën e tij ose të bashkëshortes së tij, Xhensila Myrtezajt.







FFK publikon një video të “prapaskenave” nga fitorja epike n...
Osmani: Masakra e Izbicës është kujtesë që nuk guxon të zbeh...
Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindje...
Hiqen tabelat e ekspozitës për masakrat, Rama: Kërkojmë përg...
Hysen Durmishi: Është e papranueshme që ekspozita dhe vepra ...
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...