Benita rifutet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, iu thotë finalistëve se kanë rënë në “gjumë”

21:45 | 25 Shkurt 2026
E.G

Rikthime të papritura dhe dinamika të reja në Big Brother VIP Kosova 4. Mbrëmjen e sotme, Benita Zena është rifutur në shtëpinë më të famshme në Kosovë, duke surprizuar banorët dhe publikun.

Që në momentin e hyrjes së saj, atmosfera ndryshoi dukshëm. Shtëpia u bë më e zhurmshme dhe më dinamike, ndërsa reagimet e banorëve ishin të menjëhershme. Benita nuk hezitoi të theksonte se prania e saj kishte munguar gjatë këtyre ditëve, duke iu drejtuar banorëve me batutën se ata kishin qenë “në gjumë”.

Rikthimi i saj vjen pas një momenti të fortë në gjysmëfinale, ku për pak sa nuk arriti të prekë finalen e madhe. Ishte Hygerta Sako ajo që u zgjodh nga publiku si finalistja e pestë, duke lënë Benitën jashtë garës për çmimin e madh.

Ndërkohë, sipas asaj që po qarkullon, Benita pritet të qëndrojë e izoluar në shtëpi për 24 orë, një detaj që shton edhe më shumë kureshtjen për rolin dhe ndikimin që do të ketë rikthimi i saj në këtë fazë vendimtare të lojës.

Me hyrjen e saj, BBVK4 duket se ka fituar sërish energjinë dhe tensionin që shpesh e karakterizon në prag të finales. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme