Dy reperët e njohur, Mozzik dhe Loredana Zefi, janë duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Dubai.
Së bashku me vajzën e tyre të vogël, Hanën, çifti i dikurshëm që thuhet se tashmë janë ribashkuar, po i shijojnë ditët e ngrohta që mbizotërojnë aktualisht edhe në këtë periudhë të vitit në Emiratet e Bashkuara Arabe, shkruan portali arbresh.info
Loredana së fundi publikoi një imazh në Instagram, Loredana tregoi se si duket Hana kur i vendos aksesoret e saj.

Ngjashmëri e madhe, apo?- shkroi reperja.
Kujtojmë se, dyshja Mozzik e Loredana janë shfaqur së bashku nga një studio muzikore, duke punuar me producentin gjerman, Jumpa.
Nuk është konfirmuar akoma nëse ish-çifti po vijnë me një projekt të përbashkët apo janë duke punuar në këngë solo. / arbresh.info/
Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët...
Marrëveshje me SHBA dhe Greqinë për gazin, Rama: Shqipëria, ...
Prokuroria: Ndalohen dy persona për krime kibernetike me për...
Ministri Muja merr vendim për paketë masash për mbrojtjen e ...
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00
Konjufca pranon raportin e BE-së për zgjedhjet