Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar ditë më parë albumin e saj të tretë në karrierë, tiulluar “Bebe”.
Albumi përmban gjithsej 12 këngë, tri prej të cilave janë bashkëpunime me emra të njohur të muzikës ndërkombëtare si: David Guetta, Snoop Dogg dhe Dolly Parton, shkruan Arbresh.info
Së fundmi, Bebe ishte e ftuar në emisionin e famshëm amerikan, “Jimmy Kimmel Live”.

Duke qenë se tematika e këngës “Satellite” flet për tymosjen e marihuanës, këngëtarja 33-vjeçare ishte tërësisht brenda kontekstit gjatë performancës së saj.
Bebe kishte veshur një kostum të gjelbër me disa gjethe pas shpinës, duke marrë kështu pamjen e një gjetheje kanabisi.
“Bebe” iu pason dy albumeve të mëparshme në karrierën e Bebe Rexhës, “Better Mistakes” në vitin 2021 dhe “Expectations” në vitin 2018./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...