Kanë kaluar afro dy vite që nga albumi i saj më i fundit dhe njëherësh të dytin në karrierë, “Better Mistakes”.
Por tani, Bebe Rexha është gati për të sjellë për fansat albumin e saj të tretë në karrierë, i cili mban titullin thjesht “Bebe”.
Në një fotografi të shpërndarë në rrjetet sociale, 33-vjeçarja zbuloi koopertinën e këtij albumi si dhe zbuloi se data e publikimit të tij është më 28 prill.
“Albumi im i tretë ‘Bebe’ do të jetë në shitje nga 28 prilli”, ka shkruar artistja shqiptare me renome botërore.
my third studio album “BEBE” is out april 28!!!!! pic.twitter.com/6zDSlx2daN
— Bebe Rexha (@BebeRexha) March 15, 2023
Parashihet që ky album do të ketë përbrenda dy nga hitet e saj më të fundit, të cilat janë “I’m Good (Blue)” dhe “My Heart Wants What It Wants”.
Bebe Rexha përndryshe ka të edituara në treg dy albume shumë të suksesshme, “Expectations” në vitin 2018 dhe “Better Mistakes” në vitin 2021.
Bebe Rexha ka pasur një varg suksesesh së fundmi, ku ndër to ishte edhe nominimi për një çmim në edicionin e sivjetmë të ceremonisë së rëndësishme të ndarjes së çmimeve, ‘Grammy‘Awards’./telegrafi
Masakra e Pastasellës, Kurti: Janë vrarë 109 persona nga pol...
Iu dolën pagat pa shtesa, Sindikata e QKUK-së thërret mbledh...
Infektimet brendaspitalore, problem shtesë për QKUK-në
Chelsea refuzon ta shes Aubameyangin
Osmani – Kasijev: Presim thellim të bashkëpunimit ekonomik d...
Mustafa: Qeveria Kurti e shtrenjtoi rrymën dy herë, urgjenti...