Këngëtarja simpatike, Beatrix Ramosaj, dje ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Më ndikon”.
Kënga, që e përcolli me plot emocion e ndjeshmëri, është lansuar tashmë në të gjitha platformat digjitale.
Artistja tani ka shpërndarë disa fotografi nga prapaskenat e klipit, që e realizoi në Deçan.
E njëjta në një postim të ri ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët, përfshirë këtu edhe vëllanë e saj, Alban Ramosajn, pasi shkroi tekstin, kompozoi dhe bëri gjithë realizimin.
Beatrix falënderoi edhe kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosajn, për mikpritjen e ngrohtë.
“Është nder dhe kënaqësi e madhe për mua të xhiroj në vendin më të bukur dhe të dashur për mua, Deçan. Vendlindjen e nënës tonë, aty ku gëzojmë kujtimet më të bukura si fëmijë”, përfundon Betrix./arbresh.info/



View this post on Instagram
Abdixhiku: Kurti të përcaktohet nëse do marrëveshje politike...
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...