Një grua të cilën e quanin “Barbie” kur u bashkua me Marine Corp në SHBA ka provuar se ata që kishin dyshimet te ajo, kanë qenë shumë gabim.
Kjo pasi që, sipas mediave të huaja, ajo u gjend në krye të klasës së saj dhe u vendos në misione disa vende të botës.
Brie Burgett, një 28-vjeçare nga Lancaster, Ohio, u diplomua në kolegj me një diplomë të dyfishtë në shkencat politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare në vetëm 19 vjeç, luftoi për të gjetur një punë të përshtatshme, por siç duket nuk e kishte të lehtë për shkak të moshës së re.
Menjëherë pas kësaj, ajo u takua me disa degë të ushtrisë dhe vendosi të bashkohet me Korpusin Detar në vitin 2011 – duke e bërë atë gruan më të re “të angazhuar” në atë kohë.
“Njerëzit zakonisht janë të befasuar kur mësojnë për punën time sepse nuk dukem siç njerëzit i shohin marinsat”, tha Brie./telegrafi




Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...
Gjuajtën me armë zyrtare jashtë detyrës, IPK suspendon dy po...
Irani ndalon eksportet e çelikut
Aksion policor në tri rajone, arrestohen pesë persona për fa...
Zhduket një 28-vjeçar në Durrës, prej 10 ditësh asnjë kontak...
Në afatin e fundit për presidentin, Kurti thërret konferencë...