Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam në kokën e tij

16:10 | 28 Prill 2026
D.H

Trajneri i Diego Pablo Simeone ka reaguar ndaj spekulimeve të shumta rreth të ardhmes së sulmuesit argjentinas Julián Alvarez, i cili aktualisht është një nga lojtarët kyç të Atlético de Madrid.

Sipas mediave spanjolle, ishte pikërisht Simeone ai që luajti rol vendimtar në transferimin e Alvarez nga Manchester City drejt Atleticos, pavarësisht ofertave më të majme financiare nga Paris Saint-Germain.

Sulmuesi argjentinas ka kontratë me klubin madrilen deri në vitin 2030 dhe një klauzolë lirimi prej 500 milionë eurosh, por kjo nuk i ka ndalur spekulimet për një largim të mundshëm gjatë verës së ardhshme.

Duke folur për interesimin e klubeve të mëdha si Arsenal, PSG dhe Barcelona, Simeone u shpreh.

“Është normale që një lojtar i jashtëzakonshëm si Julian të kërkohet nga klubet më të mëdha. Nuk jam në kokën e tij për të ditur se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.”

Tekniku argjentinas e vlerësoi lart fleksibilitetin dhe cilësitë e lojtarit.

“Ai është një futbollist që çdo trajner do ta dëshironte. Mund të luajë në disa pozita dhe na jep shumë opsione në fushë.”

Simeone nuk e fsheh admirimin për Alvarez, duke theksuar karakterin dhe përkushtimin e tij.

“Ai ka fituar gjithçka Kupën e Botës, Copa America dhe Champions League, por ajo që na intereson është ajo që do të japë këtu. Është i përulur dhe me shumë uri për sukses.”

Në fund, trajneri i Atleticos bëri thirrje për ta mbajtur sulmuesin në klub për një kohë të gjatë.

“Julian është lojtari më i mirë që kemi. Duhet ta ruajmë dhe të rritemi së bashku, sepse çdo herë që bën diferencën, na ndihmon shumë.”

E ardhmja e Alvarez mbetet e hapur, por një gjë është e sigurt: interesimi për të vetëm sa do të rritet./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale