Një video u shpërnda dje në Instagram, ku duket se Fifi po kontrollon telefonin, anipse me rregulla të ‘Big Brother’ nuk lejohen telefonat dhe asgjë tjetër që mund të mundësojë kontakte me njerëzit jashtë shtëpisë.
Arbana Osmani i ka njoftuar banorët se çfarë është diskutuar në lidhje me këtë dhe se kjo ka bërë bujë të madhe sidomos në mediet online.
Në spektaklin e sotëm, moderatorja ka sqaruar situatën, duke treguar se ajo ka qenë makinë llogaritëse.
Por, sqarimi i banorëve ishte se ajo që mbante Fifi në dorë ishte thjeshtë një makinë llogaritëse për buxhetin, teksa me fjalën “telefon” i referohen mikrofonave që mbajnë me vete.
“Ishte makina llogaritëse që ne bëjmë llogarinë e buxhetit”, ka thënë Donika, mendim që u përkrah nga të gjithë banorët.
Në anën tjetër edhe Arbana pohoi se kjo është e vërtetë, dhe se banorët nuk kanë qasje në telefona.

Qeveria dje formoi Këshillin për shënimin e Epopesë së UÇK’s...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor me operacion në Bjeshkët e...
Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit ...
Presidenti iranian: Nuk do t’i nënshtrohemi presionit nga fu...
Maqedonci: Mundësitë për antarësimin e Kosovës në NATO, shum...
Ku do t’i shpenzojë Kosova 4 miliardë euro?