Modelja Arta Nitaj u eliminua nga “Dance Albania” në natën e pestë.
Largimi i saj nuk u prit mirë në rrjet pasi u konsiderua i parakohshëm. Reagimet ishin të shumta, një prej personazheve që reagoi ishte këngëtarja Dafina Zeqiri.
Së fundmi, vetë Arta ka reaguar rreth eliminimit të saj në një intervistë për “Prive”. Modelja u shpreh e zhgënjyer që nuk i dhanë një shans të dytë.
“Unë nuk jam zhgënjyer për votat e jurisë që mora natën e 5-të, se ndoshta nuk ka qenë performanca ime më e mirë. Por, mund të them se ndoshta edhe nuk kam pasur fat, se ne jemi mësuar me ia lënë fatit keq. Se ka pasur aty që katër javë përpara, konkurrentë që nuk janë paraqitur mirë, dy hapa nuk kanë ditur me i bërë në skenë, por iu është dhënë një mundësi për javën tjetër. Mua nuk më është dhënë asnjë shans i dytë. E ky ka qenë zhgënjimi im nga emisioni. Nuk jam dëshpëruar as nga juria as nga produksioni. Nuk ka pasur mundësi me folur as me produksionin as me askënd për largimin tim”, tha ajo.
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës
Në korrik nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Re...
KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe media...
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...
Hamza premton rritje prej 50 për qind të pagave dhe pensione...