Kanë kaluar disa ditë që nga vdekja e rapsodit të njohur Zejnullah Bajrami.
Lajmi për vdekjen e tij ka mërzitur shumë familjarët, miqtë e shumë artistë të njohur të cilët patën fatin ta njohin atë, shkruan express, por mërzinë për babanë e saj pothuajse çdo ditë po e shpreh vajza e tij, këngëtarja e njohur Arta Bajrami.
Ajo në llogarinë e saj në Instastory ka publikuar një fotografi të të atit ku shihet me sharki në dorë.
“Gjithmonë♥babi”, kishte lënë mbishkrim Arta e cila po e ndjen shumë mungesën e tij.
Ditë më parë Arta kishte publikuar edhe një fotografi tjetër të babit kur ai ishte 17-vjeçar.
“Babi jem djathtas me Sharki si 17 vjecar ❤Foto ne vitin 1969”, kishte lënë mbishkrim ajo.
Kujtojmë se këngëtarja e njohur së shpejti pritet të bëhet nënë për herë të tretë.

Kryesuesi i KQZ-së takohet me ambasadorin britanik, e falënd...
Abdixhiku pas votimit: Duhet të largohemi nga kjo zymësi e p...
Anëtari i PDK-së në KQZ: Qendrat e votimit përballen me mung...
Kurti: Jemi në zgjedhje të parakohshme pikërish se u refuzua...
Veç 4 qytetarë kanë votuar në këtë komunë deri më tani
Albulena Haxhiu ushtron të drejtën e votës, fton qytetarët t...