Një prej femrave më të komentuara në showbizz-in vendor është padyshim edhe modelja, Arta Elezaj.
Ndonëse jo shumë e angazhuar me projekte të reja, bukuroshja nga Klina mbetet aktive në rrjetet sociale, e sidomos në Instagram ku numëron mbi 200 mijë ndjekës.
Arta postoi disa imazhe në llogarinë e saj zyrtare, në të cilat në fokus ishin linjat e saj joshëse të trupit.
E veshur me një palë xhinse të shkurtër, të cilat i kombinoi me një këmishë të zezë që e la zbërthyer nën të cilën vuri në pah sytjenat po ashtu të zeza.
“Luhatje humori”, ka shkruar Arta sipër mbishkrimit të imazheve ku edhe pranoi komente të shumta nga ana e miqve dhe fansave të saj.
Kujtojmë që Arta nisi vitin e ri me pushime në Dubai, e shoqëruar me mikeshat e saj, Arta Nitaj dhe Kejvina Kthella./arbresh.info/

“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...