Këngëtarja Arta Bajrami dikur ishte promotore e muzikës moderne, ndërkaq tani promovon një rrymë tjetër muzikore dhe ende mbetet mjaftë e pëlqyer dhe e kërkuar nga publiku, ani pse më nuk është ajo që ka qenë.
Këngëtarja, shpesh flet edhe për atë që po ndodh në skenën muzikore vendase. Arta, për “Kosovaren” ka thënë: “Muzika që bëhet sot në trojet shqiptare është në hap me kohën dhe me trendet botërore. Kemi shumë talentë por edhe më shumë jotalentë. Thjeshtë, estrada është bërë një kaos që ka dal nga dora. Por mua smë vjen keq për këtë kaos sepse kualiteti e gjen gjithmonë rrugën e suksesit”, thotë Bajrami.
Arta, thotë se i vjen keq qe kualiteti shumë pak mbështet nga mediet.
“Mediet favorizojnë ata që duan ose ata që i paguajnë. Por edhe publiku sikur po mërzitet shpejt. Hitet e mëdha gjithkun në botë jetojnë gjatë e tek ne ato veniten shpejtë dhe populli do vetëm krijime te reja që zgjasin një sezonë”, ka thënë Arta Bajrami për “Kosovaren”
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...