Në vitin 2013 kur mori çmimin Oscar si aktorja më e mirë për “Les Miserables”, Anne Hathaway ishte befas “aktorja më e urryer në Hollywood”.
Se pse, askush nuk e di. Por një numër i madh njerëzish vërshuan me komente fyese kundrejt saj në rrjetet sociale, të cilat ajo i lexonte. Çështja “Pse të gjithë e urrejnë Anne Hathaway-n?” del në çdo intervistë që i bëhet. E pyetur nga “Jezebel”, aktorja tregoi se pas shumë kohësh konflikti me veten, më në fund e ka gjetur paqen. “Ajo çfarë mendon bota për mua, nuk ka të bëjë me mua.”, u shpreh ajo dhe shtoi: “Por nëse ato që thonin të tjerët për mua kishte diçka që as mua s’më pëlqente tek vetja, e kam marrë gjithmonë parasysh.” Urrejtja vazhdon dhe ajo ka frikë se mund të përfshijë edhe djalin e saj të vogël. Hathaway tregon se u pendua menjëherë pasi hodhi një foto të tijën në Instagram.
Bashkë me aktore të tjera si: Natalie Portman, Katherine Heigl apo Gwyneth Paltrow, Anne Hathaway është gjithmonë pjesë e listave të “të famshmëve më të urryer në Hollywood”.
Hoxhaj takon Stoltenberg në Mynih: Bashkëpunimi vazhdon që n...
Tym në objektin e AKP-së në Prishtinë, intervenojnë zjarrfik...
Sali Berisha uron Kurtin për rizgjedhjen në krye të qeverisë
Reduktime të ujit në Fushë Kosovë, Obiliq dhe një pjesë e kr...
Irani i gatshëm t`i shqyrtojë kompromiset për marrëveshje me...
Spiropali në katedrën e Albanologjisë në Mynih: Pikë referim...