Ariana Grande e ka publikuar videoklipin më të ri muzikor të këngës që mban titullin “Breathin”.
Teksti i kësaj kënge flet për problemet e saja me ankthin, gjë për të cilën e kanë mbështetur fansat e saj.
Videoklipi i ri muzikor vjen pas këngës “Thank u, Next”, ndërsa Ariana ka konfirmuar në rrjetet sociale se “Breathin” flet për luftën e saj kundër ankthit.
Pa kaluar 24 orë nga publikimi, kënga është bërë hit dhe menjëherë është pozicionuar në vendin e parë në ‘trending’ në YouTube.
Aktualisht (kur po e publikojmë artikullin) videoklipi është shikuar 1.8 milion herë në shërbimin më të popullarizuar të shpërndarjes së videove.
Në ndërkohë, revista Billboard e ka shpallur këngëtaren e muzikës pop si ‘Femra e vitit’.
Falë suksesit të albumit të saj, “Sweetener” dhe këngëve shumë të suksesshme, ajo është nderuar me këtë çmim, i cili do t’i dorëzohet më 6 dhjetor.
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...