Një çantë e markës Louis Vitton, kushton sa qimet e kokës.
Por jo për bashkëshorten e Ermal Fejzullahut, Arianën, e cila sapo ka marrë një të tillë.
Është një çantë dore, njëri prej modeleve më të reja të kësaj marke me renome botërore, ajo që Ariana ka marrë si dhuratë. Ndonëse nuk e ka treguar dhuruesin, mbetet të aludohet se është Ermali ai që e ka befasuar bashkëshorten, ngase këto ditë ai ka qëndruar jashtë vendi.
Së fundmi, është parë në Itali dhe mund të supozohet se dhuratën ia ka blerë atje, ndërsa Ariana e ka publikuar një video në profilin e saj në Instagram, ku shihet duke hapur këtë dhuratë tejet të shtrenjtë. /Prive/

Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...