Mund të jetë shpallur shumë herë fituese e çmimit Oscar dhe mund të jetë një nga aktoret më të paguara në botë, por kjo nuk e ka ndaluar aktoren Angelina Jolie t’u japë një mësim mbi përulësinë fëmijëve të saj, duke dalë për të shitur ushqim organik për qentë në një tezgë në mes të një parku.
43-vjeçarja po përflitet në mbarë botën për veprimin e saj mjaft human që është bërë viral! Ajo është fotografuar nga një aktore e re në moshë.
Veprimi i Jolie duket se e ka tronditur dhe futur në dilemë 27-vjeçaren e cila fotografoi aktoren e njohur, për shkak se ajo e publikoi foton e shkrepur në muajin nëntor vetëm ditën e djeshme e jo më parë.
Jolie po shiste produktet ushqimore organike për qentë së bashku me binjakët 10-vjeçarë Knox dhe Vivienne, si dhe vajzën 12-vjeçare, Shiloh.
Angeline me gjestin e saj është një shembull i mirë për të gjithë njerëzimin, pasi tregon kujdesin e veçantë që duhet të ndërmarrim ndaj kafshëve, duke i ushqyer me ushqim organik, i cili është më i shëndetshëm se gjithçka tjetër!
Jolie po mundohet t’i rrisë fëmijët e saj si çdo familje e zakonshme duke u mësuar punë të tilla që në moshë të re.

Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur
Osmani për vizitë në Mitrovicë: Bajrami na kujton vlerat e s...
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...