Flitet se aktorja e famshme Angelina Jolie po mendon birësimin e fëmijës së saj të shtatë.
Ajo tashmë është nënë e 6 fëmijëve: Maddox, 16 vjeçe, Pax, 14, Zahara, 13, Shiloh, 12, Vivienne, 10 dhe Knox, 10 vjeç.
Ylli i Hollywoodit që është duke luftuar ende për divorcin e saj me Brad Pittin, thuhet se mendon adoptimin e fëmijës së shtatë pasi të mbarojë xhirimet e filmit “Maleficent 2”.

Sipas burimeve të OK Magazine, edhe fëmija i shtatë pritet të ketë origjinë jo-amerikane.
“Angie gjithmonë ka dashur të ndihmojë refugjatët sirianë. Ajo me të vërtetë e dëshiron një gjë të tillë. Zemra e saj thyhet kur shikon fëmjë duke vuajtur”, është shprehur një burim i brendshëm për OK Magazine.

Angelina Jolie adoptoi Maddox nga një jetimore në Kamboxhia në vitin 2004. Zahara erdhi nga Etiopia në vitin 2005 dhe Pax iu bashkua familjes në vitin 2007 nga një jetimore në Ho Chi Minh City, Vietnam.
Ditë më parë, u raportua se aktorja po kërkon një tjetër film ligjore për të ndërmarrë çështjen e divorcit të saj, pasi u braktis nga ish-avokatja e deritanishme, Laura Wasser. /Telegrafi//Arbresh.info/

Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...