Problemet në familjen Jolie-Pitt nuk kanë të ndalur. Pas problemeve rreth divorcit, kanë dalë në shesh telashe të tjera.
Në publik kanë rrjedhur detaje rreth adaptimit të djalit të tyre Maddox. Në fakt, punëtori i ndihmës humanitare Mounh Sarah publikisht ka pranuar se ka bërë dokumente të rrejshme për adoptimin e djaloshit Maddox nga Kamboxhia.
“Kam gënjyer gjykatën se jam babai i saj për të përshpejtuar procedurën e adoptimit”, ka thënë Sarah.
Duke ditur se dokumentet nuk janë plotësisht të pastra, Madoxx nuk është ligjërisht djali i Angelina Jolie.
“Sipas dokumenteve gjyqësore Maddox ende është djali im. Ajo asnjëherë nuk ka arritur të zgjedhë problemin e dokumenteve. Është dashur të ndryshojë emrin dhe kjo ishte mënyra e vetme që unë të nënshkruaj si babai dhe këtë edhe e kam bërë”, ka thënë Sarah, shkruan “The Sun”.
Mounh thuhet se ka bashkëpunuar me Laurny Galindo, e cila ka ndërmjetësuare në shumë adoptime. Galindo është kapur pasi që Angelina dhe Billy Bob kanë adoptuar Madoxx.
Ndryshe, Galindo ka “ndihmuar” familjet amerikane për të përshpejtuar burokracinë. Ajo është akuzuar për falsifikim të emrave, datën e lindjes dhe vendin e lindjes së fëmijëve në Kamboxhia.


Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...